Nënsekretarja e SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen ka takuar sot kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Allen me anë të një postimi në platformën X, ka vlerësuar diskutimin gjithëpërfshirës që ka pasur me Kurtin, teksa ka theksuar se Kosova bënë pjesë në BE dhe në NATO, përcjell Arbresh.info.
Po ashtu, ajo ka kërkuar që të zbatohen marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë.
“Vlerësoi diskutimin gjithëpërfshirës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kosova bën pjesë në BE dhe në NATO. Ne kërkojmë zbatimin e plotë të të gjitha marrëveshjeve që kanë bërë Kosova dhe Serbia në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar nënsekretarja amerikane.
Appreciated the insightful discussion with Kosovan Prime Minister @AlbinKurti. Kosovo belongs in the EU and in NATO. We look for full implementation of all agreements Kosovo and Serbia have made under the EU-facilitated Dialogue. pic.twitter.com/gfHr0RQvh5
— Liz Allen (@UnderSecPD) May 19, 2024
Kujtojmë se para takimit me Kurti, Allen është takuar me presidenten, Vjosa Osmani me të cilën kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja./Arbresh.info
Lexo edhe:
Kosova dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Hamza kujton Rugovën: I priu popullit në kohë sfidash e përp...
Kurti takohet me Komisioneren e BE-së për Zgjerim, Marta Kos...
“Nuk jam i befasuar”, Bale kritikon Xabi Alonson pas shkarki...
Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit
Osmani: Askush nuk e mishëroi shprehjen “unë, biri yt Kosovë...
Publikohet video ku Lim Hoti rrihet në mes të rrugës nga rep...