Google ADS

Kosova dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja

10:27 | 19 Maj 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe nënsekretarja e SHBA-së për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Në një deklaratë për media, Osmani tha se ndihet e lumtur që ka nënshkruar këtë marrëveshje me SHBA-në e cila sipas saj shënon fuqizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, raporton Arbresh.info

“Ajo nuk përbënë vetëm një tjetër marrëveshje, por shënon një pikë kthese duke fuqizuar bashkëpunimin tonë me qëllim të zvogëlimit ekspertizës dhe praktikave më të mira mes Kosovës dhe SHBA-së në luftimin e manipulimit të informacionit. Kjo marrëveshje do të nxis edhe një koordinim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim më të madh ndërmjet institucioneve në vend, organizata civile, mediave në Kosovë dhe të gjitha palëve të interesuara”, ka thënë Osmani.

Presidentja në fund tha se rezultatet do të materializohen suksesshëm gjatë zbatimit të saj../Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale