Nënkryetari serb i Kamenicës në mbështetje të myslimanëve: S’ka rëndësi raca e feja

22:09 | 16 Mars 2019

Ngjarja e djeshme në dy xhami të Zelandës së Re, ku nga një sulm terrorist mbetën të vdekur 49 persona dhe dhjetëra të lënduar, ka prekur shumë persona.

Në mesin e tyre edhe nënkryetarin e Kamenicës, Bojan Stamenković nga komuniteti serb.

Ai ka publikuar një fotografi, përmes së cilës ka treguar rastet kur myslimanët i kanë mbrojtur katolikët dhe anasjelltas, dhe se nuk ka rëndësi se çfarë race apo feje je.

Kujtojmë se sot doli para gjykatës personi i cili dje kreu sulmin në xhami, derisa hyri drejtpërdrejt në profilin e tij në Facebook gjatë kohës kur po e kryente aktin.

Lajmet më të lexuara