Nëna e Stefan Stojanoviq, që u plagos bashkë me një të ri tjetër në afërsi të Shtërpcës, Zorica Stojanoviq ka folur për incidentin që ndodhi dje.
Ajo ka deklaruar se të dy janë lënduar pasi janë goditur nga plumbat rikoshet dhe se nuk është qëlluar në drejtim të tyre, shkruan mediumi serb N1.
“Ai ka gjuajtur në rrugë, në asfalt, nuk ka qëlluar mbi ta (të rinjtë) dhe përveç djalit tim është plagosur një i ri tjetër. Faleminderit Zotit është mirë, gjallë dhe shëndoshë”, tha Stojanoviq.
Ajo shtoi se të dy të rinjtë, njëri 11 vjeç e tjetri 21, fillimisht janë trajtuar në Shtërpcë e pastaj janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në Spitalin e Llapnasellës në Graçanicë.
Plagosja e djeshme e dy serbëve në afërsi të fshatit Drajkovcë të Komunës së Shtërpcës u dënua ashpër nga zyrtarë kosovarë dhe ndërkombëtarë.
Kujtojmë se këtë të shtunë Prokuroria Themelore në Ferizaj, i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit A.K.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi se më datë 6 janar, në Gotovushë të Shtërpcës, me dashje ka tentuar t’i privoj nga jeta të dëmtuarit M.S., dhe S.S..
Më tej, Prokuroria ka dhënë detaje për rastin, ku pas një mosmarrëveshje verbale të ndodhur aty për aty, i dyshuari A.K., e ka nxjerr revolen dhe ka shtënë dy herë.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...