Policia e Kosovës ka raportuar për një vetaksident trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 11:20 në rrugën “Kral Petri”, në magjistralen Mitrovicë–Zveçan, ku është përfshirë një motoçiklist.
Siç njofton policia, në aksident është përfshirë F.A., 67 vjeç, i cili ka humbur kontrollin mbi motoçikletën dhe ka pësuar lëndime trupore.
Poliai bën të ditur se atij i është bërë matja me alkool-test dhe ka rezultuar se ishte nën ndikimin e alkoolit me 0.53‰.
“Zyrtarët policorë i kanë dhënë ndihmën e parë të lënduarit deri në ardhjen e shërbimit emergjent mjekësor, të cilët më pas e kanë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë. Pas trajtimit mjekësor, personi i lënduar është liruar. Policia ka kryer vend shikimin dhe është duke punuar për të identifikuar shkaqet e aksidentit. Personit të përfshirë i është bërë matja me alkool-test dhe ka rezultuar se ishte nën ndikimin e alkoolit me 0.53‰”, bën të ditur policia.
Policia e Kosovës apelon fuqishëm tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, e veçanërisht motoçiklistët, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin shpejtësinë e tepruar dhe të mos ngasin nën ndikimin e alkoolit apo substancave tjera./Arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...