Një person në Prishtinë ka raportuar se disa persona të panjohur nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë e kanë lënduar fizikisht dhe i kanë grabitur çantën e dorës, ku në të kishte pasur dokumentet personale dhe një shumë të parave.
Në njoftimin e policisë, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 22:30, në Prishtinë, përcjell Arbresh.info.
Lidhur me rastin viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori.
“Prishtinë 15.08.2023 – 22:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se disa persona të panjohur, nën kërcënimin e thikës i kanë grabitur çantën e dorës në të cilën kishte pasur dokumente personale dhe një shumë parashë. Të dyshuarit gjatë konfrontimit me viktimën kanë dëmtuar xhamin e një zyre.
Lidhur me rastin viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Dukagjini, finalisti i dytë i Kupës
“Ne kundër botës”, Brikena poston video me Mateo...
Ariu i zi ngec në një pemë për disa orë në New York, dalin p...
Finale historike në Kupën e Kosovës: Dukagjini–Ferizaj, njër...
Trump: Bisedimet SHBA-Iran mund të zhvillohen brenda 72 orëv...
Mali i Zi më afër anëtarësimit në BE