Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur në një pompë derivatesh në fshatin Gërlicë të Ferizajt, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, dy viktimat, punëtorë në pompë kanë raportuar një i dyshuar ka grabitur një shumë parash dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk ka të lënduar.
Rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Gërlicë, Ferizaj, 23.08.2022 – 23:43. Dy viktimat meshkuj kosovarë, punëtorë në pompën e derivateve, kanë raportuar se një i dyshuar nën kërcënimin e armës u ka grabitur një shumë parash dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë policore kanë dalë ne vendin e ngjarjes, nuk ka të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës
Në korrik nis gjykimi ndaj 21 të akuzuarve për masakrën e Re...
KQZ: Vazhdon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe media...
Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...