Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të zhvillojë sot një takim me kandidaten për Presidente të Kosovës, Vjosa Osmani.
Takimi në mes Abdixhikut dhe Osmani pritet të zhvillohet duke nis nga 14:00.
Temë diskutimi në mes Osmanit dhe Abdixhikut në takim do të jetë çështja e votimit të presidentit.
Deri më tani Vjosa Osmani është pretendentja e vetme për drejtimin e Presidencës së Kosovës, por partia me të cilën ka garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit nuk i ka votat e mjaftueshme për këtë post.
Edhe pse shumë prej partive politike janë deklaruar se nuk do ta përkrahin Osmanin si presidente, shpresat e saj vazhdojnë të mbesin tek ish-partia dhe tek disa deputetë të tjerë.
Për t’u votuar Presidenti i Kosovës duhet të ketë 81 vota./arbresh.info/
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...