Kina synon të negociojë me ritmin e saj për një marrëveshje të rëndësishme për mbrojtjen e përbashkët të investimeve me Bashkimin Evropian, theksoi Pekini, me shumë gjasa duke përjashtuar mundësinë e një kompromisi para fundit të vitit.
Qeveria kineze ringjalli shpresat për një marrëveshje javën e kaluar duke njoftuar se bisedimet e ndërmarra me Brukselin shtatë vjet më parë ishin në fazat e fundit.
Të dy palët i kishin vendosur vetes muajt e fundit objektivin e përmbylljes së negociatave para fundit të vitit 2020.
Por perspektiva e një afrimi Kinë-BE është kritikuar këto ditët e fundit, veçanërisht nga Franca dhe nga administrata e ardhshme e SHBA-së.
Në një deklaratë të bërë dje në mbrëmje, Ministria kineze e Tregtisë u përmbajt nga përmendja e afatit të 31 dhjetorit dhe shpreh për një zgjatje të mundshme të diskutimeve.
“Arritja e një marrëveshjeje supozon që dy palët të punojnë së bashku dhe të bëjnë secili një hap drejt tjetrit”, sipas komunikatës./ATSh/
Deklarata e komunës malazeze për ‘çnjohjen’ e Kosovës, Minis...
Shfuqizohet tarifa prej 3 eurove për shoqëruesit e pacientëv...
Trump kërkon hapjen e Kinës ndaj bizneseve amerikane
Çmimi “Karli i Madh”, Kryeministri Rama i ftuar në ceremoni
Supremja shfuqizon pjesërisht Rregulloren e UP-së për avanci...
Kurti: Dr. Metë Shatri i bashkohet LVV-së, pjesë e listës pë...