Në Kosovë po vazhdon të tregohet neglizhencë në respektimin e masave të Qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit.
Ani pse sot u mbajt një takim mes kreut të Bashkësisë Islame, Naim Tërnava dhe ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, Xhumaja është falur sot në xhamitë e Kosovës.
Madje, në këto xhami është vërejtur një numër shumë i madh i njerëzve, e që është kundër masave për ndalimin e përhapjes së virusit.
Pas takimit mes Tërnavës e Vitisë është marrë vendim që nesër të dezinfektohen të gjitha xhamitë në Kosovë.
Po ashtu, nesër do ta mbahet një takim i BIK-ut ku pritet të ndërmerren masa të reja.
Hoffenheimi u jep zemër treshes dardane pas humbjes me Turqi...
“Kosova na vuri shumë në vështirësi, fat i keq që vetëm një ...
Agim Ademi: Gjithmonë krenarë me gladiatorët tanë dardanë, d...
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, B...
Muriqi: Nuk më vijnë fjalët, po më dhimbset i gjithë ekipi d...
Abdixhiku pas ndeshjes: Krenar me djemtë tanë, do t’ia dalim...