Policia e komunikacionit rrugorë ka shqiptuar gjobë prej 300 euro ndaj një kundërvajtësi, në rrugën për në Kamenicë, i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 50 km/h ai ka zhvilluar shpejtësi prej 106 km/h.
Në njoftim thuhet se të njëjtit, përveç gjobës i është shqiptuar edhe ndalimi i përkohshëm i vozitjes me afat prej tre muaj, si dhe tri pikë negative, shkruan Arbresh.info.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kundestarë:192; 0385045047001. Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...