Komuna e Prishtinës tash e një vit është duke punuar rreth planit të sigurisë së shkollave në kryeqytet.
Drejtuesit e shkollave e mirëpresin këtë ide, pasi nxënësit do të ndihen më të sigurtë.
Plani për sigurinë në shkollat e kryeqytetit është në prag të finalizimit.
Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besjanë Musmurati tha se ka një vit që është duke u punuar lidhur me këtë projekt, derisa përmendi tri objektivat e këtij plani.
“Objektiva e parë është infrastruktura fizike dhe përmirësimi i saj sa i përket çështjeve të sigurisë në shkolla. Objektiva e dytë është përmirësimi i klimës në shkollë. Ky objektiv është shumë i rëndësishëm sepse do të përmbajë në vete aktivitete që do të krijojnë grupe brenda shkollës që e luftojnë bullizmin dhe e bëjnë raportimin e dhunës në mënyrë më efikase. Objektiva e tretë është siguria aktive e fëmijëve nga shkolla në shtëpi dhe anasjelltas”, ka thënë Musmurati për RTK-në.
Nga drejtuesit e shkollave në kryeqytet ky plan është duke u mirëpritur.
“Për shkollën tonë shqetësuese mbetet hyrja në oborrin e shkollës. Është një fyt i ngushtë ku frekuentojnë diku 650 nxënës, pa përfshirë prindërit që sjellin fëmijët. Problem mbetet edhe furnizimi, e po ashtu nëse shtrohet nevoja edhe qasja e autoambulancës apo e zjarrfikësve. Do të ishte mirë që ky plan ta përfshijë edhe perimetrin përreth institucionit tonë që mbetet brengë e madhe për neve”, tha Visar Osmani, drejtor i shkollës “Emin Duraku”.
Edhe në shkollën “Afrim Gashi” e cilësuan shumë të nevojshëm këtë plan dhe presin që ai të jetë i zbatueshëm.
“Në shkollën tonë ky plan ka marrë vëmendjen e posaçme prej kur ka dalë në diskutim. Duke u nisur prej asaj që shkolla është institucion edukativo-arsimor, ky plan sidomos në aspektin edukativ është shumë i mirëseardhur”, tha Xhevat Rafuna, drejtor i kësaj shkolle.
Plani për sigurinë në shkolla në komunën e Prishtinës pritet të fillojë së zbatuari në shtator.
Ky është 55-vjeçari Mixhen Sadiku, punëtori që humbi jetën n...
Sakrificë e jashtëzakonshme/Nëna nga Malisheva i dhuron një ...
Pas largimit nga diplomacia, Spiropali: Mirënjohja është kul...
Gjykata Supreme lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan ...
Kurti pret drejtuesit e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të...
“Thuaji, s’i ke parë kurrë”, prokuroria shfaq në ekran përgj...