Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 80 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 12 janë në gjendje më të rëndë.
Sa i përket gjendjes së pacientëve, 47 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa një pacient është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Gjatë vikendit, 522 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 52 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
13 lindje kanë qenë gjatë kësaj periudhe në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 10 normale dhe 3 me prerje cezariane. Janë lindur 13 foshnje, 9 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.
477 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 6,5211 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione./Arbresh.info/
Nga pasivizimi i adresave te gjuha shqipe, çfarë përfshinë p...
Agim Ademi rizgjidhet president i FFK-së, me votë unanime
Kamberi dhe ambasadori Dugolli diskutojnë për koordinimin e ...
Bislimi priti në takim përfaqësuesin e posaçëm të Sllovenisë...
Sejdiu pret në takim Oravin, njofton përfundimin e mandatit ...
Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet s...