Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 131 pacientë me coronavirus, ndërsa pre tyre 24 janë në gjendje më të rëndë.
Sa i përket gjendjes së pacientëve, katër pacientë janë në respirator (CPAP), 94 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 24 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Shtatë pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 191 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Një lindje kanë qenë gjatë ditës së djeshme dhe foshnja e porsalindur është i gjinisë mashkullore.
224 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,167 analiza, ndërsa janë kryer 4 operacione. /Telegrafi/
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...
I zhdukur prej më shumë se një jave në Japoni, gjendet i paj...
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbr...
Aksident i rëndë te Kodra e Trimave – Vetura përplaset me au...
Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%