Drejtori i shkollës “Halil Bajratari” në Drenas, Gazmend Heta ka thënë për KosovaPress se në këtë shkollë ka pasur një fotografim të votës, por sipas tij, ky person është shënuar në librin me vërejtje.
Ai tha se deri në këtë moment kanë dalë për votim mbi 50 për qind të votuesve.
Sipas tij, pjesëmarrja kësaj radhe është më e madhe se më 4 dhjetor.
Të drejtë vote sipas Hetës në këtë shkollë kanë 3 mijë e 118.
Në korridorin e kësaj shkollë ka qëndruar edhe një zyrtar i ambasadës amerikane.
Numri i vëzhguesve sipas Hetës është i madh. Megjithatë, në këto momente gjithçka është duke shkuar qetë.
Super “makazze” në “Ancient”, NAVI një hap larg play-offit t...
Numri i të vdekurve në Liban rritet në 2,167, thotë media sh...
Vedat Muriqi në garë për “Lojtarin e Muajit” në La Liga pas ...
Shpërthen vullkani Dempo në Indonezi, kolona e hiri ngrihet ...
SPAK godet grupin kriminal ndërkombëtar, sekuestrohen 12 mil...
Kryenegociatori i ri i Kosovës takohet me shefat e misioneve...