Sokrates dhe ditarët elektronikë do të jenë dy projektet e radhës së Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës.
Përmes ditarëve elektronikë do të mundësohet një komunikim shumë më efikas midis mësimdhënësve dhe prindërve lidhur me rezultatet e nxënësve në shkolla, ndërsa përmes programit Sokrates (Program i Bashkimit Europian për nxitjen e bashkëpunimit transnacional në arsim) synohet modernizimi i administratës shkollore, respektivisht administrimi elektronik i të dhënave të nxënësve dhe mësimdhënësve.
“Këtë pilot projekt do ta zbatojmë në pesë shkolla të Prishtinës gjatë vitit shkollor 2015/16. Që të dy këto projekte janë implementuar suksesshëm në Republikën e Shqipërisë. Këtë praktikë mendojmë ta zbatojmë edhe në Komunë e Prishtinës me qëllim që ta bëjmë më të lehtë menaxhimin e shkollave”, tha në konferencën për media kryetari Ahmeti.
Menaxheri i kompanisë austriake “Bit Group”, Stefan Duss e falënderoi kryetarin e Komunës së Prishtinës për vizitën në Gratz dhe për dhënien e mundësisë së pilotimit të këtij projekti.
“Pilotimi i programit Sokrates dhe ditarëve elektronik do të fillojë gjatë javës së ardhshme ndërsa qëllimi është testimi i efikasitetit të këtyre projekteve”, tha…, i cili shtoi se përfaqësia e kompanisë së tij në Kosovë bashkë me stafin do ta përkrahë zbatimin e këtij projekti, me shpresën se ky projekt do të mundësojë një bashkëpunim afatgjatë edhe me projekte të tjera në Komunën e Prishtinës”, tha Duss.
Ndërsa, drejtoresha Arbërie Nagavci tha se një projekt i tillë ka qenë synim i Komunës së Prishtinës. Ajo tha se në kohën e zhvillimit të teknologjisë ky është një hap përpara që bëhet nga Komuna e Prishtinës.
Shkollat që do ta zbatojnë këtë pilot projekt janë “Xhemajl Mustafa”, “Hilmi Rakovica”, “Dardania” dhe gjimnazet“Xhevdet Doda” dhe “Gjin Gazulli”.
Javën e ardhshme Drejtoria Komunale e Arsimit do të prezantojë edhe punimin për mësimin tërë ditor që do të diskutohet gjatë muajit shtator me prindër dhe mësimdhënës në të tri shkollat e Komunës së Prishtinës ku do të fillojë së zbatuari si projekt.
“Banka Zhvillimore po bëhet”, Hekuran Murati nënshkruan një ...
Sot në Tiranë protestohet kundër projektit të Zvërnecit, Ram...
Arrestohen tre persona për vjedhje të rënda në Prishtinë
Japonia fillon heqjen e karburantit bërthamor nga reaktori i...
Shoferët me lehtësira të reja, hyn në fuqi udhëzimi për CKP-...
Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtar...