Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, sot është takuar me ministren e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redzepi, me të cilën kanë nënshkruar marrëveshjen për bashkëfinancim të projektit në vlerë prej 300 mijë euro, për ndërtimin e çerdhes publike në Shipol të Mitrovicës.
Me këtë rast kryetari Bahtiri ka falënderuar ministren e MAPL-së për mbështetjen e dhënë në bashkëfinancimin e këtij projekti, pasi që do të ndërtohet një çerdhe moderne me të gjitha kushtet e nevojshme, duke arritur t’i plotësojnë kërkesat dhe nevojat arsimore të banorëve të Shipolit.
Për realizimin e këtij projekti Komuna e Mitrovicës ka participuar me 200 mijë euro ndërsa MAPL-ja me 100 mijë euro, dhe ndërtimi i saj do të përfundoj brenda këtij viti./arbresh.info
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK