Një nga manifestimet më të rëndësishme në Kosovë, e që ka qëllim promovimin e kulturës dhe traditës vendore, festivali “Hardh Fest” nis sot, për të vazhduar me aktivitete të shumta edhe nesër e pasnesër.
“Konaku” i Rahovecit pritet të jetë plot vizitorë të cilët do të mund të mësojnë më shumë për vreshtarinë, e edhe do të shijojnë muzikë nga performues të ndryshëm botëror, përcjellë me lojëra e aktivitete të shumta, që tashmë janë tradicionale në festivalin e vjeljes së rrushit.
Hardh Fest, organizim që mbahet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Rahovecit, synon promovimin e rajoneve vreshtare të Kosovës.Drejtori artistik në Hardh Fest, Gardalin Shtavica, tha se qëllimi mbetet promovimi i turizmit në Rahovec.
Një ditë pas zgjedhjeve, PDK thërret konferencë për media
Qeveria pro-perëndimore e Armenisë fiton zgjedhjet pavarësis...
Të shtëna me armë në Kamëz, humb jetën një person, një i pla...
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstru...
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët pë...
Reuters: Zgjedhjet në Kosovë nuk sjellin shumicë, Kurti kërk...