Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për dhunë familjare, në Prishtinë.
Një person është arrestuar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babain e tij.
“Prishtinë, 22.02.2021 – 23:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
Dhunë ndaj bashkëshortes ka ushtruar një tjetër person, po në kryeqytet.
“Prishtinë, 23.02.2021-17:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes se tij viktimës femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia e Kosovës në raportin 24 orësh./
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...
“Presidenti t’i takojë VV-së, e papranueshme për neve”, Lush...
Konate pranë rinovimit me Liverpoolin
Shtrenjtimi i naftës rrit shitjet e makinave elektrike me 51...