Plani i katër grabitësve të armatosur për të sulmuar një automjet të kompanisë së sigurimeve që transportonte para, mëngjesin e së hënës, u përball me një dështim spektakolar.
Pas një shkëmbimi zjarri mes punonjësve të sigurimit dhe grabitësve, dy persona u plagosën – një nga secila palë.
Grabitësit u larguan duar bosh nga vendi i ngjarjes me një automjet “Pick Up”, por pa arritur të marrin asgjë.
Në vendin e ngjarjes, policia gjeti një armë zjarri me një karikator dhe pesë fishekë.
Pak pas ngjarjes, automjeti “PICK UP” me targa gjermane u gjet i djegur në Hajvali, dhe dyshohet se pas djegies, grabitësit përdorën një automjet tjetër për t’u arratisur.
Njëri nga grabitësit që mbeti i plagosur në vendin e ngjarjes është 25 vjeçar serb, Millosh Vukojeviq, nga Leshaku i Leposaviqit. Ai është shtruar në Klinikën Intensive, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe i lidhur me aparatura për mbikëqyrje.
Ndërsa i plagosur mbeti edhe një pjesëtar i kompanisë së sigurimit “Istambul Ozel Guvenlik” Fahri Ademi.
Kompania e sigurimeve ka deklaruar se sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar me kujdes.
Një punonjës i kompanisë theksoi se grabitësit ishin të uniformuar dhe të armatosur me armë të gjata AK-47.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se një person është arrestuar në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
“Tani për momentin nuk mund të jepen të dhëna të detajuara lidhur me këtë rast, mirëpo Prokurori i shtetit është i përkushtuar që në koordinim dhe bashkëpunim me organet e rendit të zbardh çështjen në tërësi”, thuhet në fund./Arbresh.info/
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...