Ish Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish Kryeministri Ramush Haradinaj, ish Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe ish Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj po cilësohen si terroristë nëpërmjet fotografive të vendosura në muret e parlamentit në Serbi.
Fotografitë e figurave të larta të shtetit të Kosovës si dhe mbishkrime me gjuhë të urrejtjes ndaj UÇK-së janë vendosur përkrah njerëzve ende të pagjetur të nacionalitetit serb.
Ideja e tyre është e ngjashme me vendosjen e fotografive para Qeverisë së Kosovës të personave të pagjetur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Serbët vazhdojnë të pretendojnë se Kosova është e tyre dhe e kundërshtojnë fuqishëm pavarësinë e Kosovës.
Thaçi, Veseli, dhe Haradinaj kanë qenë pjesë e shtabit të përgjithshëm dhe themelues të UÇK-së.

27 vjet nga Masakra e Mejës ku u ekzekutuan 376 persona
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje