Në ndikim të alkoolit, një person sulmon gruan e fëmijët

11:43 | 28 Shtator 2019
A Z

Një serb në Partesh, në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre, bën të ditur Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari serb, i cili në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe dy fëmijëve të tyre.”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Të dyshuarit i është bërë alkool-testi dhe trajtimi mjekësor në Gjilan dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje në rrjete sociale