Sot, në Mitrovicë, pas diskutimit dhe pajtimit për koalicion, në mes të degës së Partisë Demokratike të Kosovës dhe degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është nënshkruar koalicioni për zgjedhjet lokale në Mitrovicë që mbahen më 19 Nëntor.
“Marrëveshja e sotme për zgjedhjet lokale, e nënshkruar për koalicion me AAK-në, është rikonfirmim i ndryshimit që tashmë është duke ndodhur, për
Mitrovicën ndryshe, për më shumë investime, më shumë vende pune e mundësi punësimi, më shumë cilësi në arsim, shëndetësi dhe jetë më të mirë të qytetarëve të Mitrovicës në mandatin e ardhshëm”, theksoi Valdete Idrizi, kandidate e PDK-së për kreun e komunës.
Marrëveshjen e koalicionit për zgjedhje lokale në Mitrovicë, e ka nënshkruar Avni Kastrati, kryetari i degës së PDK-së dhe kandidatja e kësaj parti për kryetare të komunës, Valdete Idrizi, ndërsa nga ana e AAK-së, marrëveshjen e nënshkroi kryetari i degës, Esat Peci.
Liga e Kampionëve rikthehet me disa duele të zjarrta
Zelensky arrin në Romë, takohet fillimisht me Papën, pastaj ...
Revista Vogue prezanton Bleona Qeretin në një kopertinë magj...
“Oj gërllaj, shuj mo”, kujt iu drejtua kështu Fjolla?
Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët në Gjermani
Kompania e Materieve të Rrezikshme përfundon trajnimin për p...