Në gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë dyshohet se u prekën notat e nxënësve, përkatësisht iu përmirësua suksesi i djalit të deputetit të Nismës, Enver Hoti.
Por ky lajm nuk i ka pëlqyer drejtorit të gjimnazit, i cili ka kërcënuar dhe ka përjashtuar nga objekti i shkollës ekipin e KTV-së. Ai nuk ka pranuar t’ia tregojë ditarin KTV-së, me arsyetimin se ditari nuk gjendet në shkollë.
KTV-ja më pas ka kërkuar sqarime nga drejtori i Arsimit në Komunën e Malishevës lidhur me rastin. Por, edhe në këtë institucion paraqitet drejtori i gjimnazit, i cili i bën presion drejtorit komunal të Arsimit që të mos flasë për rastin.
Ai ka vazhduar t’i drejtohet ekipit të KTV-së se nuk duhet të merren me këtë rast.
Mirëpo, pas një bisede të shkurtër që kanë pasur mes vete drejtori i Arsimit dhe i gjimnazit, ky i fundit, pavarësisht të gjitha kërcënimeve paraprake, ka pranuar të flasë para kamerës, duke mohuar se në shkollën e tij u ndryshuan notat e disa nxënësve, transmeton Koha.net.
Opozita e kësaj komune thotë se në këtë gjimnaz iu përmirësuan notat e dobëta nxënësve me qëllim të kalojë edhe djali i deputetit Enver Hoti.
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira