Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njofton se sot, në ora 10:00, në fshatin Kozhle afër Novi Pazarit do të zhvillohen inspektime në terren për vlerësimin e lokacionit, si rezultat i dyshimeve për ekzistencën e një varri masiv.
Ky veprim, sipas njoftimit, vjen pas kërkesave të vazhdueshme në kuadër të takimeve të delegacioneve dhe dialogut për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
“Ky rast ishte paraparë të trajtohej edhe vitin e kaluar, por gërmimet u ndërprenë pas disa ditësh përgatitjeje në terren. Lokacioni në Kozhle është një prej vendeve që është adresuar në mënyrë të përsëritur gjatë takimeve zyrtare, së bashku me kërkesat për rikthim me prioritet në Batajnicë dhe vende të tjera të shënjuara më parë”, thuhet në njoftim.
Komisioni kërkon që gërmimet në terren të shoqërohen me të dhëna nga arkivat e institucioneve të Serbisë, për saktësimin e vendndodhjes së varrit masiv dhe sigurimin e provave të nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.
Në njoftim, theksohet se vlerësimet në terren do t’i kryejnë përfaqësues të Delegacionit të Republikës së Kosovës, Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Institutit për Mjekësi Ligjore.
“Dhimbja e familjeve që prej më shumë se dy dekadash presin përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre mbetet një plagë e hapur për shoqërinë tonë. Çdo hap drejt zbardhjes së së vërtetës është një hap drejt drejtësisë, paqes dhe dinjitetit njerëzor”, thuhet në njoftim.
Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe këmbëngulje deri në zbardhjen e plotë të fatit të secilit person të zhdukur.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...