Instituti i Shëndetit Publik i Kosovës dhe ai i Shqipërisë njofton se me gjithë se situata në Evropë e fruthit është alarmante nuk ka vend në për shqetësim. Ata thonë se situata në të dyja vendet është nën kontroll, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se fruthi në zonën e Evropës ka arritur rekorde më të larta se një dekadë ngase deri tash kanë vdekur 37 persona, ndërsa janë të prekur rreth 41 mijë persona.
“Pas numrit më të ulët të rasteve të dekadës në vitin 2016, ne po shohim një rritje dramatike të infeksioneve dhe shpërthimeve të zgjatura. Ne i bëjmë thirrje të gjitha vendeve që menjëherë të zbatojnë masa të përshtatshme për kontekstin për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundjeje. Shëndeti i mirë për të gjithë fillon me imunizimin dhe për sa kohë që kjo sëmundje nuk eliminohet, ne nuk po përmbushim angazhimet tona të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”, ka thënë Drejtori Rajonal i OBSH për Evropën, Dr Zsuzsanna Jakab.
Vdes koreografi i njohur kosovar
Vidhet vetura me targa të huaja në Skënderaj
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...