Nënkoloneli Ejup Maqedonci ka diplomuar në Kolegjin e Luftës në SHBA.
Në ceremoninë diplomimit ka marrë pjesë edhe Komandanti i FSK-së, gjeneral-llejtënant Rrahman Rama.
Komandanti i FSK-së fillimisht është takuar me Komandantin e Kolegjit gjeneral major John S. Kem, ku kanë diskutuar për rëndësinë e këtij institucioni në zhvillimin dhe edukimin.

Sipas komunikatës të dërguar nga Ministria e Mbrojtjes, Rama ka thënë që është i kënaqur me rezultatet e ushtarëve të FSK-së.
“Ishte kënaqësi të dëgjoj nga Komandanti i këtij kolegji lidhur me profesionalizmin dhe dedikimin e treguar nga studentët e FSK-së. Nënkolonel Maqedonci diplomoi dhe magjistroi me rezultate superiore, të vlerësuara nga Kolegji i Luftës. Unë si Koamnadnt i FSK-së jam krenar me vajzat dhe djemtë e FSK-së që po zhvillohen dhe edukohen në institucionet më prestigjioze të Ushtrisë Amerikane. FSK-ja është e orientuar në ndërtimin e aftësive bazuar në doktrinën Amerikane, me qellim të ndërveprueshmërisë në të ardhmen”, ka thënë Rama.
Komandanti i FSK-së përmbylli vizitën e tij me takim dhe brifing në Zyrën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Kolegjin e Luftës.

Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...