Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, për 6 muaj u kryen 180 operacione.
Sipas njoftimit, kjo punë është kryer nga 13 kirurgë torakal dhe 3 specializantë, e poashtu nga 20 infermier/e, por edhe nga stafi tjetër i anesteziolgoëve, me të cilët kanë bashkëpunim të mirë.
Njoftimi i plotë:
Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, për 6 muaj u kryen 180 operacione
Drejtori përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, bashkë me Agreta Gashi, Kryesuese e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, kanë mbajtur takim pune me Kolegjiumin e Klinikës së Kirurgjisë Torakale, ku janë informuar lidhur me punën që po bëhet në këtë klinikë, sukseset, sfidat dhe kërkesat që kanë profesionistët shëndetësorë të kësaj klinike.
Nazmi Kolgeci, u.d. drejtor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, i njoftoi ata lidhur me punën që është bërë në këtë klinikë, ku vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, përkundër situatës me Pandeminë e Covid-19, janë kryer 180 operacione të ndryshme.
Ai tha se krejt kjo punë është kryer nga 13 kirurgë torakal dhe 3 specializantë, e poashtu nga 20 infermier/e, por edhe nga stafi tjetër i anesteziolgoëve, me të cilët kanë bashkëpunim të mirë.
Sipas tij, është e nevojshme të zgjerohen hapësirat për këtë klinikë, në mënyrë që të ketë edhe zgjerim të numrit të shërbimeve që ofrohen në klinikë.
Valbon Krasniqi, drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, theksoi se qëllimi i viztës është të bashkëbisedojë lidhur me ecurinë e punës dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore.
Ndër tjerash, drejtori Krasniqi përmendi rëndësinë që ka edukimi i vazhdueshëm i profesional i stafit shëndetësorë, në koordinim dhe bashkëpunim institucional me qendrat e tjera.
Agreta Gashi, kryesuese e Bordit Drejtues të ShSKUK-së, ofroi mbështjen dhe përkrahjen e Bordit Drejtues për avancimin e shërbimeve shëndetësore në këtë klinikë./arbresh.info/
Trump konfirmon vrasjen e 48 udhëheqësve iranianë
Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës të bllokuar në Em...
Alarm për Kupën e Botës: Konflikti SHBA–Iran rrezikon Finali...
1500 shqiptarë në Dubai, ambasadori Kurtezi: Nuk ka vend për...
Man United vazhdon formën e jashtëzakonshme – fiton ndaj Cry...
Konjufca dënon sulmet e Iranit ndaj bazave amerikane dhe civ...