Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Zyrën e Shefit të Misionit të UNHCR-së në Prishtinë, organizoi sot në Graçanicë një trajnim për zyrtarët e gjendjes civile nga komunat Parteshi, Kamenica, Klokot, Partesh, Fushë-Kosovë, Sherpcë Lipjan, dhe Novoberdë lidhur me zbatimin e Vendimit të Ministrit të Punëve të Brendshme Nr. 0616/2024, për aspektet teknike dhe administrative.
Jeta Tela, shefja e Kabinetit të Ministrit të MPB-së, theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për të mundësuar që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët i kanë regjistruar faktet e gjendjes civile në strukturat jo-legale serbe gjatë periudhës 10 qershor 1999.
“Hapjen e këtij trajnimi në emër të MPB-së e bëri znj. Jeta Tela, shefja e Kabinetit të Ministrit të MPB-së, e cila theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për të mundësuar që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët i kanë regjistruar faktet e gjendjes civile (lindjen, martesën dhe/ose vdekjen) në strukturat jo-legale serbe gjatë periudhës 10 qershor 1999 deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi, të kenë të drejtë të aplikojnë për regjistrimin e këtyre fakteve në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin përm media.
Ajo vlerësoi se roli i stafit të gjendjes civile është kyç në realizimin e këtij procesi duke ju kthyer ligjshmërisë dhe duke gëzuar të drejtat dhe shërbimet që u takojnë si qytetarë të Republikës së Kosovës.
Në përmbyllje, Tela theksoi rëndësinë e angazhimit të secilit zyrtar për të siguruar zbatimin e suksesshëm të këtij procesi, duke kontribuar kështu në zhvillimin dhe avancimin e Kosovës, për të gjithë qytetarët pa dallim.
Pjesëmarrësit në trajnim u informuan mbi procedurat dhe hapat që duhet të ndjekin për realizimin e regjistrimit, duke siguruar transparencë dhe saktësi në çdo fazë të procesit.
“Ky trajnim synon të garantojë një implementim të suksesshëm të regjistrimit të fakteve të gjendjes civile për qytetarët e regjistruar në struktura ilegale dhe paralele serbe gjatë periudhës nga 10 qershor 1999 deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Normalizohet qarkullimi i mauneve në kufirin me Serbinë, pas...
Chiellini paralajmëron Juventusin për duelin me Galatasaray
Zjarri në Indi, 25 të vdekur dhe 27 të zhdukur pas shpërthim...
I arrestuari me urdhër të Prokurorisë Speciale është kryeshe...
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...