Tre persona të armatosur kanë grabitur një argjendari në Prizren.
Si pasojë e kësaj dy persona kanë mbetur të plagosur, shkruan portali arbresh.info
Pasditen e së hënës, tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në një argjendari në Prizren, ku kanë tentuar të grabisin stoli ari.
Të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të pronarit te argjendarisë dhe djalit të tij, të cilët kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave.
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes me një veturë.
Ndërkaq viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.
“Prizren, 15.11.2021 – 17:02. Është raportuar se tre persona të panjohur të maskuar dhe armatosur kanë tentuar të kryejnë grabitje në një argjendari. Të dyshuarit kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë, pronarit të lokalit dhe djalit të tij, të cilët si pasoj e të shtënave nga arma janë plagosur. Të dyshuari nuk kishin arritur ta kryenin grabitjen dhe më pas me një veturë janë larguar nga vendi i ngjarjes. Viktimat janë dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport të policisë. /arbresh.info/
Kurti në konakun e Tahir Çakës: Kaçaniku qytet i rezistencës
Kullat e Lezhës drejt rijetëzimit, rreth 200 objekte drejt r...
Edicioni i pestë i “Big Brother VIP”, 14 banorët që u bënë p...
Rusia thotë se bisedimet në Floridë ishin “konstruktive”
Hamza viziton bizneset në Gjakovë: Do të ndryshojmë ligjin p...
Vetaksident në Vrellë të Istogut, dy të lënduar