Në Komunën e Gjakovës, me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas, sot është përuruar punëtoria e ëmbëlsirave “Nënat Duararta” për nënat e të zhdukurve, ku mori pjesë edhe kryetarja e komunës, Mimoza Kusari-Lila.
Kjo punëtori është hapur në kuadër të shoqatës “Thirrjet e Nënave”, njofton Komuna e Gjakovës.
Me këtë rast, kryetarja Kusari – Lila ka thënë se përpos si ndërmarrësi e re në komunën e Gjakovës, kjo punëtori ka edhe efekt social, pasi sadopak do ta qetësojë mendjen e nënave gjakovare, të cilat kanë humbur më të dashurit e tyre.
“Shpreh kënaqësinë time dhe ndjesinë e veçantë, për faktin se sot po e bëjmë një përurim që e ka vlerën e dyfishtë. Përveç se është një iniciativë e ndërmarrësisë të cilën ju me aq zell dhe kreativitet e keni ngritur, gjithashtu është edhe një element tjetër që sadopak e jep fokusin nga e sotmja dhe e ardhmja për ju, familjarët dhe gjithë tjerëve, duke ju ëmbëlsuar jetën njerëzve me gjithë atë brengë që ju e keni në shpirt. Ky është një rikthim sado i vogël nga e ardhmja e përbashkët, e ardhmja e cila është vlerë dhe është ndërtuar mbi gjakun e atyre që ju i keni humbur. Si kryetare e komunës e di që nuk është e mjaftueshme kjo që kemi bërë për ju, por, megjithatë, është shumë domethënëse që në ditën ndërkombëtare të gruas ne bashkërisht ta bëjmë këtë përurim dhe të tregojmë që forca e gruas është shumë më e madhe. Të tregojmë që fuqia e një gruaje të vendosur e tejkalon edhe dhimbjen, e tejkalon edhe pengesat dhe mbesin të kthyera nga jeta, nga shpresa dhe nga vlerat e përbashkëta që neve na lidhin”, ka thënë kryetarja Mimoza Kusari – Lila.
Nga ana tjetër, Nysrete Kumnova, kryetare e shoqatës “Thirrjet e Nënave” dhe Suphije Tafarshiku, bartëse e projektit “Nënat Duararta”, e kanë falënderuar komunën e Gjakovës dhe kryetaren Mimoza Kusari – Lila, për ndihmën e dhënë në hapjen e kësaj punëtorie.
Punëtoria e Ëmbëlsirave “Nënat Duararta”, është hapur falë ndihmës financiare të komunës së Gjakovës, në kuadër të ndihmës që jep për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe mbështetjes nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...