Drejtoria Rajonale në Pejë ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Mashtrim”, pasi dyshohet se ka mashtruar qytetarë duke u premtuar banesa sociale në emër të komunës.
Sipas njoftimit policor, rasti është raportuar më 27 prill 2026, kur një qytetar ka informuar se i dyshuari kishte falsifikuar emblema, nënshkrime dhe vula të Komuna e Pejës, duke kontaktuar disa qytetarë dhe duke u premtuar banesa për raste sociale.
I dyshuari dyshohet se ka kërkuar 800 euro nga viktimat, me pretendimin e nisjes së procedurave për sigurimin e banesës.
Pas hetimeve intensive, më 29 prill 2026, policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin. Me urdhër të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Drejtoria Rajonale e Policisë, Stacioni Policor Pejё, mё datё 27.04.2026, ka pranuar informacion nga ankuesi se njё person tani i dyshuar, kishte falsifikuar emblemat, nёnshkrimet dhe vulat e komunёs sё Pejёs, dhe i njëjti ka kontaktuar disa qytetar tё komunёs sё Pejёs, duke iu premtuar banesa tё cilat do tё ndahen pёr raste sociale nga komuna e Pejёs, i dyshuari ka kёrkuar tё holla nё vlёrё prej tetёqind (800) euro, me pretendimin e fillimit tё proceduarve pёr marrjen e banësёs”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...