Policia e Kosovës njofton se janë arrestuar dy persona nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.
Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se arrestimi i tyre u bë në dy raste të ndara gjatë kontrollit të policisë, të premten , përcjell Arbresh.info.
“Njësitet policore në Vushtrri, kanë arrestuar dy person të dyshuar për substancë të dyshuar narkotike.Në rastin e parë, arrestimi i të dyshuarit është realizuar në fshatin Stanovc , ku gjatë kontrollit te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar substancë të dyshuar narkotike prej 2.3 gram.Ndërsa në rastin e dytë në Vushtrri, është arrestuar i dyshuari pasi tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike prej 80 gram. Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy të dyshuarit, të dy shtetas të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, substanca e dyshuar narkotike është, kurse dy të dyshuarit janë dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Arbresh.info
“Ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për veprën penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike. Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do t’i zhvilloj njësia përkatëse hetimore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kurti bën homazhe në Likoshan dhe Qirez në 28-vjetorin e mas...
Kosova rreshtohet fuqishëm me SHBA-të, Osmani: Liri për popu...
Shkon në 40 numri i të vdekurve nga sulmi amerikano-izraelit
Sulmet SHBA–Izrael ndaj Iranit, Rama: Shqipëria do ta listoj...
Shumë kohë i kishte kërkuar Trumpit të ndërhynte në Iran – p...
Sulmet ndaj Iranit, Netanyahu: Nuk do t’i lejojmë të kenë ar...