Google ADS

Në ditën e pensionimit të tij, Albert Lumezi nderohet me mirënjohje nga Shoqata e Bankave për lidership të jashtëzakonshëm

15:04 | 29 Mars 2023
E.H

Albert Lumezi, vëllau i ish-prokurorit të Shtetit ,Aleksander Lumezit është vlerësuar për lidershipin dhe shërbimin e tij të jashtëzakonshëm në sektorin bankar në Kosovë.

Me rastin e përfundimit të dy mandateve si Kryetar i Bordit të Shoqatës së Bankave të Kosovës dhe pensionimit si Kryeshef Ekzekutiv dhe President i Bordit Menaxhues të NLB Banka sh.a. Prishtinë, Lumezi është shpërblyer me një çmim prestigjioz mirënjohjeje nga Bordi i Drejtorëve të Shoqatës së Bankave të Kosovës.

Lumezi është një personalitet i njohur në sektorin e bankave dhe financave në Kosovë dhe në rajon, me një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në këtë fushë.

“Udhëheqja e Lumezit gjatë mandateve të tij si Kryetar i Bordit të SHBK-së ishte i jashtëzakonshëm. Ndër të tjera, ai e udhëhoqi me sukses sektorin bankar gjatë sfidave të paraqitura nga pandemia COVID-19 dhe ishte një autoritet vendimtar në shumë çështje të tjera kritike në sektorin bankar. Përpjekjet dhe ekspertiza e tij kanë ndihmuar në sigurimin e stabilitetit dhe zhvillimit të industrisë bankare në Kosovë”, thuhet në njoftim.

“Albert Lumezi është një lider i shquar në sektorin bankar, kontributet e të cilit në sektorin bankar në Kosovë kanë qenë të veçanta. Përkushtimi dhe puna e tij e palodhur ndër vite kanë ndihmuar për të siguruar që sektori të jetë i pozicionuar mirë për të përballuar sfidat e ndryshme. Ne jemi të nderuar të njohim udhëheqjen dhe shërbimin e tij të jashtëzakonshëm me këtë çmim”, tha Petrit Balija, Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës

Lumezi shprehu mirënjohjen e tij për këtë nderim, duke thënë: “Jam thellësisht i nderuar që e marr këtë çmim nga Shoqata e Bankave të Kosovës. Ka qenë privilegj të shërbej si Kryetar i Bordit të 𝐒𝐇𝐁𝐊-së dhe të veproj së bashku me një ekip shumë profesionist dhe të përkushtuar. Jam krenar për atë që kemi arritur së bashku dhe jam i bindur se sektori bankar në Kosovë do të vazhdojë të ketë suksese edhe në vitet në vijim.”/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme