Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, dita zgjedhore po kalon me kurrfarë probleme.
Në Komunën e Dibrës deri në orën 17 në votim kanë dalë 7.342 persona me të drejtë vote apo diçka mbi 40 për qind nga gjithsej 18.406 qytetarë të regjistruar. Në zgjedhjet e kaluara lokale deri në orën 17 jehona ka qenë 45,6 për qind.
“Anëtarët e Komisionit Komunal Zgjedhor gjatë ditës i vizitojnë të gjitha 27 vendvotime dhe deri më tani nuk janë vërejtur kurrfarë mospërputhjesh gjatë votimit. Shpresojmë se kështu do të jetë deri në fund”, thotë Sait Abazoski nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Dibër.
Në Komunën Qendër Zhupë deri në orën 17 në votim kanë dalë 2.152 votues apo 32 për qind nga gjithsej 6.810 qytetarë të regjistruar me të drejtë vote. Në zgjedhjet e kaluara lokale deri në orën 17 jehona e votuesve ka qenë 56 për qind.
Sipas kryetarit të Komisionit Komunal Zgjedhor në këtë komunë Eran Zuber procesi zgjedhor në të gjitha 16 vendvotimet po zhvillohet pa probleme.
Zgjedhjet në të dy komunat i ndoqën edhe vëzhgues të OSB/ODIHR dhe të Asociacionit civil MOST.
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...