Maja Vukiçeviq, deputetja e Malit të Zi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka folur për kundërshtimin që ka shfaqur për anëtarësimin e Kosovë në KiE.
Në seancën e sotme, ajo ka theksuar se në delegacionin e Malit të Zi ka anëtarë që janë pro anëtarësimit të Kosovës dhe kundër këtij vendimi, shkruan Arbresh.info.
“Ka pasur shumë diskutime për votën, kemi të drejtë të vendosim vet. Për sa i përket delegacionit të Malit të Zi, do të ketë vota pro dhe kundër, unë jam, zëri i atyre që më kanë votuar”, theksoi ajo.
Gjithashtu ajo në këtë fjalim nuk la pa përmendur edhe dialogun Kosovë-Serbi.
“Nuk po e ndihmojmë dialogun Kosovë-Serbisë duke e shtyrë para anëtarësimin e Kosovës në këtë Këshill me këtë nguti. Duhet pas parasysh që nuk janë plotësuar kushtet”, ka thënë Vukiçeviq.
Ndërkohë debati për anëtarsimin e Kosovës në KiE po vazhdon teksa pas përfundimit do të merret vendimi për Kosovën./Arbresh.info/
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci