Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar dëshmorin Luan Haradinaj në 25 vjetorin e rënies së tij.
Kurti, ka thënë se “student në Shqipëri dhe luftëtar në Kosovë, Luan Haradinaj realizoi edhe i vetëm shumë aksione guerile kundër policisë serbe”.
“Luan me emër dhe luan me vepra, Luan Haradinaj ishte një zemërluan, zemra e të cilit pushoi së rrahuri si sot më 6 maj 1997, i qëlluar nga forcat okupatore serbe në Qafëmullar. Luani ra dëshmor teksa po kalonte kufirin e vendosur nga Serbia mes Shqipërisë dhe Kosovës, atë kufi që e kishte kaluar me dhjetëra herë, duke bartur edhe armë bashkë me shokët, disa prej të cilëve po ashtu do të binin dëshmorë. Student në Shqipëri dhe luftëtar në Kosovë, Luan Haradinaj realizoi edhe i vetëm shumë aksione guerile kundër policisë serbe”, ka shkruar Kurti.
Kurti shkruan se Haradinaj kishte vullnet për të studiuar siç kishte edhe vullnet për të luftuar, derisa ra dëshmor për lirinë e Kosovës, këtu e 25 vjet më parë.
Ndonëse ishte vetëm 23 vjeçar kur ra dëshmor, sipas Kurtit, Luan Haradinaj ishte një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe rrjeteve logjistike të saj”./arbresh.info/
Policia pritë si në filma, bllokon makinën e kuqe me 10 kg k...
La Liga shkruan për Muriqin: Lojtari i parë i Mallorcas që s...
67 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, Policia shqipton m...
Begaj nis vizitë shtetërore në Jordani
U godit nga i biri me sëpatë, QKUK-ja jep detaje për gjendje...
Rrëzohet helikopteri në Rusi, tre të vdekur