Një nga themeluesit e Radios Kosova e Lirë, e cila ishte edhe zëri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Basri Beka, në 22 vjetorin e hapjes së kësaj radioje, ka kujtuar me krenari punën që ka bërë ai me shokët e tij përmes transmetimit të këtij mediumi në atë kohë.
“Sot njëzetedy vite me pare filloi transmetimin i Radios Kosova e Lire, tash pas njëzetedy viteve ndjehem krenar dhe mirë po ashtu kujtojë dhe jam falënderues. Unë Basri Beka ( Feniksi), isha ideatori dhe realizuesi së bashku me shokët e mije të njësitit ‘’Feniks’’ dhe bashkëluftëtar të tjerë që kontribuan në këtë projekt madhor të UÇK-së”, ka shkruar ai në Facebook, raporton arbresh.info.
Sipas tij, Radio Kosova e Lirë ishte bërë zëri i nevojshëm i UÇK-së.
Ai, thotë se atdheu duhet t’i jepet çdo gjë dhe të mos i merret asgjë.
“Ndjehem krenar që si një djalë i ri, pata vizionin bashke me shokët e mije t’i japim luftës çlirimtare zërin e nevojshëm dhe të domosdoshëm për çlirim. Ndjehem shumë mire që sot e njëzetedy vite si ideatori dhe drejtuesi i këtij projekti, as edhe njëherë të vetme nuk e përdora dhe as nuk dua ta përdor për të përfituar nga kjo vepër madhore e imja dhe UÇK-se, sepse unë edhe sot pas njëzetedy viteve mendoj se atdheut duhet t’i jepet çdo gjë dhe të mos i merret asgjë”, është shprehur Beka.
Beka ka kujtuar edhe disa ish-bashkëluftëtarë e tij , të cilët nuk jetojnë më.
“Sot në ketë përvjetor të Radio Kosova e Lire, duke mos dashur të i përmend me emër të gjithë ata që i angazhova dhe u angazhuan në jetësimin e kësaj vepre, dua të kujtoj disa nga shokët qe ishin të angazhuar dhe sot nuk janë ne mesin tone : Profesorë, Muhamet Mehmeti, Bedri Rama, Islam Berisha, Sylejman Gashi , nder respekt dhe lavdi për punën e tyre”, ka shkruar ai./arbresh.info/
Arrestohet një person në Ferizaj, kapet me thikë dhe nën ndi...
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...