Në 11 komunat sot në orën 16:00 ka rifilluar procesi i numërimit të votave për deputetë dhe verifikimi i rezultateve për partitë politike, pas ndërprerjes së djeshme shkaku i Vitit të Ri.
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi ka deklaruar se Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat ka rifilluar procesi, u takojnë këtyre komunave: Prishtinë, Pejë, Prizren, Podujevë, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Ferizaj, dhe Suharekë.
“Numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është mbi 2,009 nga 2,557 vendvotime apo më shumë se 78.57%”, ka deklaruar Elezi.
Deri tash, në 27 komuna është përmbyllur ky proces.
“27 komunat me 1,033 vendvotime, të cilat kanë përmbyllur aktivitetet deri të mërkurën (31 dhjetor 2025, ora 12:00), janë: Mamushë (6), Shtërpcë (17), Junik (6), Hani i Elezit (11), Kllokot ( Partesh (7), Mitrovicë e Veriut (22), Novobërdë (23), Zveçan (11), Viti (64), Zubin Potok (15), Ranillug (10), Dragash (57), Istog (62), Obiliq (33), Gllogoc (73), Deçan (51), Shtime (34), Klinë (63), Kamenicë (50), Fushë Kosovë (62), Leposaviq (25), Graçanicë (33), Vushtrri (95), Rahovec (78), Skënderaj (72) dhe Kaçanik (45)”, tha ai.
“Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate: https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/”, ka shtuar Elezi.
Kurti priti në darkë pune Sorensenin, u diskutua për procesi...
Dy të arrestuar në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë
BQK dhe Banka e Francës avancojnë bashkëpunimin
Bie çmimi i derivateve të naftës, MINT publikon tarifat e re...
Nis aksioni i jashtëzakonshëm i inspektimeve në gjithë Kosov...
Videoja pak para sulmit në Turqi, publikohen pamjet nga sjel...