Ndodhë edhe kjo: Zëvendësministri i Financave, mallkon ata që i vodhën 2 milionë euro

18:46 | 25 Tetor 2020

Kosova është trazuar nga lajmi se një punëtor i Thesarit të Kosovës me iniciale L.G. dyshohet se, përmes katër transaksioneve të ndryshme, ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove të buxhetit në llogari të një kompanie private, LDA Group Shpk.

Vjedhja e mbi dy milionë eurove nga buxheti i shtetit i ka nervozuar edhe qytetarët, shkruan Arbresh.info.

Me këtë edhe nuk kanë hezituar të shprehin mendimet e tyre tek politikanët përmes komenteve në Facebook.

Një qytetar ka komentuar në një postim të zëvendësministrit të Financave, Agim Krasnqit të cilit i ka thënë të shpërndahen më shpejtë 60 milionë eurot nga qeveria për bizneset sepse edhe ato mund të avullohen.

“Gutnu pak se ams po avullohen si ato dy milion që u avullu dit mapar”, ka shkruan një qyetarë.

I menjëhershëm ka qene reagimi i Krasniqit i cili i ka mallkuar ata që i vodhën këto pare, shkruan Arbresh.info.

Ky reagim nga Krasniqi është bërë edhe me gabime drejtshkrimore.

Ky është postimi i tij pa ndërhyrje:

“Idiotet dhe njerzit e poshter e merzisin dhe sjellin pasoja per nje familje, mahall, qytet, e shtet. Zoti i denoft te tillet sepse kushdo qoft qe prek ne sofren e shtetit asgje nuk le pa bere. Une qe te gjithe e dine as qe i perkrahi te tillet dhe kerkoj denim maksimal per te tillët”, ka shkruan Krasniqi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara