
Methods of fuel theft from trucks
Fitore Podvorica nga Podujeva jeton së bashku me tre fëmijët e saj në kushte të vështira, pas vdekjes së bashkëshortit tre muaj më parë në një aksident trafiku.
Pas vdekjes së burrit, asaj shumë bamirës i kishin ofruar ndihmë në forma të ndryshme, për të mbajtur familjen, dhe për ta shëruar vajzën e saj 3 vjeare, e cila vuan nga sëmundja e tumorit në kokë. Mirëpo, shtëpia e saj në mëngjesin e së shtunës është grabitur nga hajnat.
Ajo këtë e konfirmoi në një bisedë me Insajderin, duke thënë se shuma e parave të vjedhura kap shifrën e afër 1 mijë eurove.
“Sot para mëngjesit më kanë hyrë hajnat në shtëpi, duke m’i vjedhur të gjitha paratë që m’i kishin dhënë bamirësit. Kjo shumë pak shifrën e 1 mijë eurove. Menjëherë e kam thirrë Policinë dhe kanë ardhë tek unë”, ka thënë Podvorica.
Rastin e kanë konfirmuar edhe rreshteri i Policisë së Kosovës në Podujevë, Fatmir Potera.
“Rreth orës 7 të mëngjesit së Shtunës, Policia e Kosovës, ka marrë një informatë për vjedhje në një shtëpi në qytetin e Podujevës. Ekipi jonë ka arritur në vendngjarje, dhe sipas zonjës së shtëpisë, i janë vjedhur 780 euro para ta gatshme së bashku me portofolin e saj në të cilën kanë qenë letërnjoftimi i të dëmtuar dhe i burrit të saj të ndjerë. Policia ka kompletuar rastin dhe tani e gjithë procedura është në hetim” ka thënë Potera.
Hamza nënshkruan peticionin kombëtar në mbështetje të ish-kr...
Joseph: Kriza politike në Kosovë rrezikon interesat e shteti...
Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër
Izraeli nis operacionin në Liban, Irani mohon bisedimet me T...
Rama në Vlorë, diskutime për projektet zhvillimore dhe organ...
Policia në Gjakovë: Viktima dhe i plagosuri nuk janë vëllezë...