Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Todd D. Robinson, pas Shqipërisë ka nisur vizitën zyrtare në Kosovë, dhe fillimisht vizitoi pikën e kalimit kufitar në Vërmicë.
Policia e Kosovës njofton se Robinson u prit në takim nga drejtori i përgjithshëm, Gazmend Hoxha, kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor, Kushtrim Hodaj, drejtori i Departamentit për Hetime Kolonel, Agron Nezaj, dhe drejtori i Departamentit Kufitar Nënkolonel, Fehmi Xhata.
Robinson u njoftua për sulmin terrorist të ndodhur me 24 shtator 2023 në veri të vendit, më saktësisht në Bajnskë të Mitrovicës. Hoxha e falënderoi për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme me donacione që INL ka bërë dhe po bënë për Policinë e Kosovës.
Në anën tjetër, Robinson u nda i kënaqur me mikpritjen dhe informacionet e pranuara, dhe siguroi se INL do të vazhdoj me përkrahjen e pakursyer ndaj institucioneve të Kosovës.
Për vizitën në fjalë në Vërmicë ka shkruar edhe ambasada e ShBA-së në Kosovë, për të cilën ka thënë se Robinson u ndal për të diskutuar mbi rolin jetik të bashkëpunimit kufitar në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit transnacional./Arbresh.info
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron