Hetuesit e njësisë së Trafikut Rajonal në Mitrovicën e Jugut, pas pranimit të fotove nga një qytetar, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili gjatë drejtimit të automjetit në rrugën rajonale Pejë-Mitrovicë, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilën veprim kishte rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafikun rrugor.
Sipas njoftimit, kundërvajtësit i është shqiptuar gjoba prej 150 euro, dy pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit të mjetit motorik në kohëzgjatje prej 3 muajve në territorin e Republikës së Kosovës, shrkuan Arbresh.info.
“Policia, falënderon qytetarët dhe mediat për bashkëpunim njëkohësisht fton pjesëmarrësit në trafik që për çdo kundërvajtje të raportojnë policinë përmes linjës 192, aplikacionit ,,Lajmëro Policinë”, apo në E-mail: [email protected].”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh.info/
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...