Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Safet Kamberi dhe drejtori i “Handikos” Afrim Maliqi, nënshkruan sot Marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i Qendrës së Personave me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Mitrovicës Jugore – Handikos”.
Projekti “Ndërtimi i Qendrës së personave me aftësi të kufizuar në Komunën e Mitrovicës Jugore – HANDIKOS“ ka vlerë parallogaritare prej 200,000.00€. MPMS nga buxheti vjetor i planifikuar për vitin 2018 financon këtë projekt në shumën prej 100,000.00€, ndërsa pjesa tjetër mbulohet nga ‘Handikos’.
Ministri i MPMS-së, z. Kamberi, tha se fokusimi i ministrisë do të jetë permanent në përmirësimin e kushteve të jetës për personat me aftësi të kufizuara.
“Ne do të japim kontributin tonë në vazhdimësi që të jemi sa më pranë njerëzve në nevojë, qoftë me projekte, qoftë me ofrimin e kushteve dhe integrimin dhe trajtimin e tyre të barabartë në shoqëri. Përkushtimi ynë nuk do të mungojë, varësisht prej kushteve dhe mundësive buxhetore” është shprehur Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Safet Kamberi.
Drejtori i Handikos-it, Afrim Maliqi, ka falënderuar ministrin Kamberi për bashkëpunimin, duke shtuar se në shumë segmente, Kosova rangohet mbi rajonin, në ofrimin e kushteve dhe trajtimin e kësaj kategorie në shoqërinë kosovare. Ai është shprehur optimist se në të ardhmen gjendja e personave me aftësi të kufizuara do të avancohet edhe më shumë.
Hajdutët e Luvrit shpëtuan për vetëm 30 sekonda, zbulon heti...
Sveçla nuk e përfill paralajmërimin e Ambasadës së Gjermanis...
Raporti me Benitën, Toney i drejtohet ashpër Klodit: Nuk ësh...
Kamioni godet për vdekje një këmbësore në Prizren
Më 24 dhjetor nis procesi i gjykimit ndaj të akuzuarve për s...
Shefi i NATO-s: Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë