Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar sot për vdekjen e oficerit Fatmir Bicaj, duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe kolegët e tij.
“Në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bicaj, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan përkushtimin e tij dhe profesionalizmin shembullor”, thuhet në reagim.
Më tej, SHKK ka vlerësuar lart kontributin e tij në shërbim të institucioneve të vendit:
“Fatmiri ishte model i ndershmërisë, përkushtimit dhe shërbimit të palëkundur ndaj institucioneve të vendit. Kontributi i tij i çmuar do të kujtohet gjithmonë me respekt dhe mirënjohje”.
“Në këto çaste të dhimbshme, jemi pranë familjes me zemër dhe në lutje. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, përfundon njoftimi.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...