Një person ka ndërruar jetë në një lokal në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, derisa ishte ulur bashkë me shokët e tij.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, toger Shaqir Bytyqi.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00 në një lokal në Prizren. Derisa ishte duke biseduar me shokët e tij tanimë i ndjeri, ka rënë nga karriga. Ai është dërguar në Qendren Emergjente ku edhe është konstatuar vdekja”, tha ai.
Bytyqi theksoi se trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./arbresh.info/
Julian Alvarez bëhet golashënuesi i pestë argjentinas më i m...
Gruaja e Agim Ramadanit përshëndetet me Haxhiun gjatë homazh...
Beteja e Koshares, Haxhiu: Ndër betejat më të lavdishme të h...
Krerët politikë bëjnë homazhe në Koshare
Seanca e OKB-së për Kosovën, Konjufca përfaqëson vendin në N...
Abdixhiku: Në Koshare, historia nuk është shkruar, është çar...