Ndërprerja e qarkullimin në të gjitha linjat nga ” Trafiku Urban”për shkak të vështirësive financiare të krijuara nga bllokimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës, ka shkaktuar kaos të madh në trafik, duke bërë që kolonat të jenë të gjata me dhjetëra kilometra.

Kjo ka bllokuar totalisht kryeqytetin, në të cilin është vështirësuar lëvizja e qytetarëve, për të kryer punët e tyre të përditshme, raporton Arbresh.info.
Ndërkohë, derisa kryeqyteti është në bllokadë, punëtorët e “Trafikut Urban” sot rreth orës 9:00 i janë drejtuar Komunës së Prishtinës për të protestuar, ndërsa pak minuta më vonë, para protestuesve është deklaruar kryetari Përparim Rama.
Ai të gjithë fajin për bllokimin e mjeteve ia hodhi Qeverisë së Kosovës, duke i bindur protestuesit që bashkë me të nisen drejtë qeverisë qendrore, ku po ende po qëndrojnë, duke pritur dikë nga qeveria të deklarohet./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Sinani takon ambasadorin Jashari, diskutojnë për zhvillimet ...
Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Situata në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja SHBA-Shqipëri
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj të qeverisë Rama...
Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal
Kurti: Epopeja e UÇK-së, ngjarje përcaktuese në historinë mo...