Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive për të dhjetën herë me radhë.
Ai ka theksuar se kur dështon përpjekja për kalimin në votimin e fshehtë, i cili është një përjashtim procedural, duhet të zbatohet votimi publik si rregull.
Cakolli theksoi se çdo tentativë për ta anashkaluar këtë parim, sidomos nga një kryesues i përkohshëm, nuk është më thjesht një devijim procedural, por një tentativë për kapjen e procesit.
‘Kur dështon përpjekja për kalim në votim të fshehtë – që është përjashtim procedural – zbatohet votimi publik, si rregull. Çdo tentativë për ta anashkaluar këtë parim, veçanërisht kur kjo vjen nga një kryesues i përkohshëm, nuk është më thjesht devijim procedural. Kjo është tashmë kapje e procesit. Sepse, seanca nuk mund të pezullohet në mënyrë të njëanshme nga një rol me mandat të kufizuar procedural, e aq më pak kur tashmë është devijuar nga rendi i ditës. Kryesuesi nuk është as vendimmarrës politik, as negociator, por ka vetëm detyrën ta përmbyllë konstituimin”, tha ai./Arbresh.info
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...