Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të enjten homazhe te varrezat e shtatë martirëve të fshatit Llovcë, të ekzekutuar nga forcat paramilitare serbe 18 vite më parë.
Me këtë rast, kryetari Haziri ka thënë se ky është një përvjetor i dhimbjes, por edhe krenarisë, ndërkaq ka kërkuar zbardhjen e kësaj masakre makabre në mënyrë që eshtrat e tyre pushojnë të qetë.
“Shtatë martirët e Llovcës dhe mijëra të tjerë, u sakrifikuan për lirinë, pavarësinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Ky është një përvjetor i dhimbjes, por në të njëjtën kohë edhe i krenarisë sepse falë tyre ne po e gëzojmë këtë ditë të bardhë. Kaluan 18 vite dhe akoma kjo masakër makabre mbetet e pazbardhur. Kërkoj nga organet e drejtësisë që ta zbardhin sa më parë dhe autorët ta marrin dënimin meritor. Në këtë mënyrë, eshtrat e tyre do të pushojnë të qetë”, ka thënë Haziri.
Ai theksuar se Komuna e Gjilanit po i përkujton edhe masakrat tjera të Gjilanit, siç është ajo e Llashticës, Zhegrës, Lladovës e vendbanimeve tjera, ku qytetarët e pafajshëm e kanë paguar në mënyrën më të ashpër dhe me sakrificën më të madhe sublime lirinë e Kosovës.
Ndryshe, 18 vite më parë, në fshatin Llovcë të Gjilanit u masakruan në mënyrën më barbare Rahim Ymeri, Xhemail Halimi, Xhevrije Zeqiri, Nexhmije Azemi, Sami Xhelili dhe Avdi Rexhepi.
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...