Kolegji i Gjykatës Supreme i Kosovës ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arbër Emini, dhe ka prishur vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.205/2025, të datës 15 tetor 2025. Çështja është kthyer në rivendosje në PZAP për shqyrtim të mëtejshëm.
Në ankesën e tij, Emini pretendonte se gjatë Zgjedhjeve Lokale më 12 tetor, kishte pasur ndërhyrje nga Serbia në sistemin zgjedhor të Komunës së Kllokotit, përmes dokumenteve mjekësore të fabrikuara nga struktura paralele serbe, të cilat mund të përdoreshin nga votuesit me asistencë.
Gjykata Supreme ka vlerësuar se PZAP gabimisht e hodhi poshtë ankesën, duke argumentuar se pretendimet e Emenit lidhen me procesin dhe parregullsitë gjatë ditës së votimit, jo me rezultatet preliminare të tabuluara nga KQZ, siç kishte arsyetuar PZAP.
Në rivendosje, PZAP është udhëzuar të respektojë shkeljet e theksuara nga Gjykata Supreme dhe të vendosë në mënyrë meritore mbi ankesën e kandidatit të pavarur Arber Emini.
“Po largohem, mos më kërkoni”/ Zhduket 14 vjeçarja në Durrës...
Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit, përkundër që gjyk...
Lista Serbe inkurajon serbët ta respektojnë Ligjin për të hu...
Konjufca telefonon ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashk...
Kosova dhe Hungaria diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit...
Marseille nuk heq dorë nga Edon Zhegrova, futbollisti dardan...